AKTUALITET, 18 Dhjetor 2023, 17:41

Vetëvrasja e të rinjve shqiptarë në Angli, Shehaj akuza qeverisë

Vetëvrasja e të rinjve shqiptarë në Angli, Shehaj akuza

Deputeti i pavarur Agron Shehaj ka reaguar në lidhje me vetëvrasjen e dy shqiptarëve në kampet e azilit në Britaninë e Madhe.

Përmes një reagimi në “Facebook”, Shehaj thekson se Leonard Farruku dhe Alfred Dosku, si shumë të tjerë, ikën nga Shqipëria për një jetë më të mirë. Mes të tjerash demokrati shkruan se këto janë pasojat e një qeverie të korruptuar.

“Leonard Farruku 27 vjeç dhe Alfred Dosku 37 vjeç kryen vetëvrasje në kampet e azilkërkuesve në Britani. Si shumë të tjerë që mendojnë se në Shqipëri nuk ka të ardhme, ata ikën për një jetë më të mirë.

Kjo është pasoja e kësaj qeverie të korruptuar që mendon vetëm për vete. Një qeveri që i ka vjedhur çdo mundësi të rinjve. Ngushëllime të sinqerta për të afërmit e tyre.”, shkruan në mesazhin e tij Shehaj.