AKTUALITET, 18 Dhjetor 2023, 16:19

I hapet rrugë heqjes së mandatit, Këshilli i Mandateve miraton me 6 vota pro kërkesën e SPAK-ut për Berishën, mes tyre dhe Alibeaj

I hapet rrugë heqjes së mandatit, Këshilli i Mandateve miraton me

Këshilli i Mandateve dhe Imuniteteve ka miratuar me 6 vota pro dhe asnjë kundër që kërkesa e Prokurorisë së Posaçme t’i kalojë Parlamentit për heqjen e mandatit të deputetit Sali Berisha. Mes 6 votave pro, ishte dhe ajo e Alibeajt.

SPAK kërkon dhënien e autorizimit për masë më të ashpër ndaj Berishës, atë të “arrestit shtëpiak”, ndërsa më herët është caktuar masa ‘detyrim paraqitje’, masë të cilën Berisha nuk e zbatoi me pretendimin se Prokuroria e Posaçme kishte shkelur Kushtetutën duke mos kërkuar më parë vendimin e Parlamentit. Berisha u vu nën akuzë në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit Partizani rreth 15 vite më parë.

Në mbledhje, e cila nisi në orën 12:00 ishin të pranishëm dhe prokurorët e SPAK, Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai, ndërkohë që nga opozita mori pjesë vetëm deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, teksa deputetët e tjerë të opozitës, munguan. Kujtojmë se në kohën kur nisi mbledhja, paralelisht opozita protestonte.