AKTUALITET, 18 Dhjetor 2023, 16:52

Kur do të arrestohet Berisha? SPAK i drejtohet gjykatës pas marrjes së autorizimit nga Kuvendi

Kur do të arrestohet Berisha? SPAK i drejtohet gjykatës pas marrjes

Këshilli i Mandateve, rregullores dhe Imunitetit me gjashtë vota pro i hapi rrugë procesit për “zhveshjen” nga imunitetit për deputetin Sali Berisha.

Ky është hapi i parë, pasi një vendim përfundimtar pritet të merret ditën e enjte, në të cilën është parashikuar një seanca e posaçme në Parlament, ku pika e parë e rendit të ditës pritet të jetë votimi për heqjen e imunitetit të Berishës.

Por çfarë ndodh pas Duke marrë shkas nga procedurat, pritet që prokurorët e SPAK pas kësaj çështjeje t’i drejtohen Gjykatës  për miratimin e masës së sigurisë “arrest shtëpie” ose “arrest me burg” për ish-kryeministrin.

Pas kësaj, gjykata do të marrë në shqyrtim kërkesën e SPAK, dhe në rast pranimi, më  pas autorizon oficerët e policisë gjyqësore për ekzekutimin masës së kërkuar ndaj Berishës.