AKTUALITET, 22 Tetor 2023, 21:53

Parcelë me 300 rrënjë hashash, përfundon në pranga 40-vjeçari

Parcelë me 300 rrënjë hashash, përfundon në pranga

40-vjeçari me iniciale P.D., është vënë në pranga pasi dyshohet se kujdesej për një parcelë në të cilën kultivonte rreth 300 rrënjë të lëndëve narkotike të llojit hashash.

Forcat Shqiponja në Berat janë kujdesur për asgjësimin e këtyre bimëve.

Ndërsa në banesën e pronarit, gjatë kontrolli u gjet po ashtu një sasi e konsiderueshme hashashi e presuar.