TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka reaguar nga Kuvendi për aksidentin tragjik në Durrës, që u mori jetën dy të miturve dhe plagosi një tjetër.
Ai e akuzoi shoferin 57-vjeçar si patronazhist dhe terrorist votash.
“Të dalësh këtu dhe të flasësh për reformën në drejtësi, kur i përdorët 83 mandatet si thika krimi, nuk ka hipokrizi më ekstreme se kjo. Nuk ka hipokrizi më të madhe sesa të bësh teori se kush janë të fortët, mor?
Janë patronazhistë të poshtër, që terrorizojnë qytetarët për pushtetin e krimit. Ai duhet arrestuar 10 herë, por nuk është arrestuar asnjëherë, sepse ishte terrorist i votave. Nuk ka të fortë që nuk e vë dot nën kontroll policia, por ka polici të vënë nën kontroll nga të fortët e partisë. Gjërat duhet t’i themi siç janë. Ju i dhatë goditjen më fatale drejtësisë”, u shpreh Berisha.