AKTUALITET, 1 Mars 2024, 22:08

Vendi i shpërthimit në Lushnjë me 2 të vdekur dhe 7 të plagosur si arenë lufte (FOTO+VIDEO)

Vendi i shpërthimit në Lushnjë me 2 të vdekur dhe 7 të

Ajo çka ka mbetur pas nga shpërthimi që tronditi Lushnjës, janë rrënoja të shumta. Në vendin e ngjarjes duket si një arenë lufte dhe madje ka edhe një gropë në tokë që ka mbetur pas nga shpërthimi.

Vendi i shpërthimit në Lushnjë me 2 të vdekur dhe 7 të

Nga pamjet e LSA shihen ndërtesa të shkatërruara.

Ngjarja ndodhi rreth orës 16:05 në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Plasmasit”, në një kapanon në ndërtim.  Dyshohet se gjatë punës, vinçieri duke drejtuar vinçin, aksidentalisht ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka ndodhur shpërthimi i fuqishëm.

Policia bën me dije se është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të shpërthimit.

Nga ngjarja mbetën të vdekur dy persona dhe u plagosën edhe 7 të tjerë, përfshirë deputetin socialist, Bujar Çela.