AKTUALITET, 1 Mars 2024, 19:17

Dritare, dyer dhe orendi të rrëzuara në tokë/ Shpërthimi i fuqishëm shkatërron shtëpinë në Lushnjë

Dritare, dyer dhe orendi të rrëzuara në tokë/

Lushnja u trondit sot nga një shpërthim i fuqishëm, ku për pasojë babë e bir humbën jetën dhe u plagosën 7 të tjerë, mes tyre deputeti i PS-së, Bujar Çela. Por përveç viktimave dhe të plagosurve, kjo ngjarje shkaktoi dhe shumë dëme materiale. Mësohet se dhe një banesë ka pësuar dëmtime nga shpërthimi i fuqishëm.

Dyert, dritaret dhe orenditë janë dëmtuar totalisht si pasojë e shpërthimit. Fuqia e shpërthimit ka shkulur dritaret dhe dyert, duke i hedhur në mes të banesës. Në atë shtëpi jetonin tetë persona, të cilët kanë treguar se në momentin e shpërthimit kanë qenë në banesë.

Fatmirësisht nuk kanë pësuar dëmtime, asnjëri prej tyre, por e kanë ndjerë tronditjen e fortë. Familjari tjetër ka deklaruar se janë dëmtuar edhe ndërtesa, kryesisht fasada e jashtme.