AKTUALITET, 1 Mars 2024, 19:43

Aksident në Mamurras, raportohet për një të plagosur, transportohet te Trauma

Aksident në Mamurras, raportohet për një të plagosur,

Një aksident ka ndodhur në Mamurras. Një automjet ka përplasur një çiklomotor. Për pasojë ka mbetur i plagosur edhe drejtuesi i çiklomotorit.

Fill pas ngjarjes, i plagosuri është transportuar te Trauma ku edhe po merr trajtim mjekësor.

Ndërkohë shoferi i makinës është shoqëruar në polici.