AKTUALITET, 1 Mars 2024, 19:05

Shpërthimi i fortë në Lushnjë, dëme edhe në disa biznese të tjera. Dëshmitarët: Ishte shumë e frikshme

Shpërthimi i fortë në Lushnjë, dëme edhe në disa

Shpërthimi i fortë ka tronditur këtë të premte Lushnjën. Dy viktima dhe shtatë të plagosur është bilanci nga ky shpërthim, mes te plagosurve edhe deputeti i PS, Bujar Çela. Raportohet se nga shpërthimi i fuqishëm janë dëmtuar edhe disa biznese që ndodheshin pranë kapanonit ku ndodhi edhe shpërthimi.

Banorë të zonës të cilën kanë qenë afër zonës kur edhe ka ndodhur shpërthimi, kanë treguar detaje nga ngjarja.

Ata janë shprehur të tronditur, duke treguar se shpërthimi ka qenë tejet i fortë. “Isha në servis kur ndodhi. Ishte shpërthim shumë i fuqishëm”, -tregoi një prej qytetarëve. “Shumë e frikshme, dëgjova vetëm zhurmë. Llamarinat u ngritën në ajër”, tha një tjetër qytetar.