TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Shpërthimi i fortë ka tronditur këtë të premte Lushnjën. Dy viktima, babë e bir dhe 7 të plagosur është bilanci nga ky shpërthim, mes tyre edhe deputeti i PS Bujar Çela.
Nga shpërthimi i fuqishëm janë dëmtuar edhe disa biznese që ndodheshin pranë kapanonit ku ndodhi edhe shpërthimi.
Banorët shprehen të tronditur, duke treguar se shpërthimi ka qenë tejet i fortë.
“Isha në servis kur ndodhi. Ishte shpërthim shumë i fuqishëm”, tregoi një prej qytetarëve.
“Shumë e frikshme, dëgjova vetëm zhurmë. Llamarinat u ngritën në ajër”, tha një tjetër qytetar.