TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një ngjarje e rëndë tronditi qytetin e Durrësit mëngjesin e djeshëm, ku 18-vjeçari Anri Kashiku sakrifikoi jetën e tij për të shpëtuar të vëllanë e vogël dhe mikun e tij nga mbytja në det.
Kryeministri Edi Rama ishte sot pasdite në familjen e “heroit” 18-vjeçar ku i shprehu ngushëllime për humbjen e djalit.
Anri Kashiku u shpall “Dëshmor i Atdheut”, ku kryeministri Rama i dorëzoi certifikatën babait të 18-vjeçarit.
Kreu i qeverisë shoqërohej nga ministrja Mirela Kumbaro si dhe kryebashkiakia e Durrësit, Emirjana Sako.
Si ndodhi ngjarja?
Tre të rinjtë ishin nisur për të bërë plazh në Bisht Pallë gjatë paradites së djeshme, por deti filloi të trazohej në orën 12:00 duke pasur dallgë të mëdha dhe dy 15-vjeçarët kanë hasur vështirësi në ujë. Me t’i parë, Anri Kashiku është futur menjëherë në ujë për t’i shpëtuar.
I riu ka shkuar fillimisht me pedalone për të shpëtuar të miturit, por edhe mjeti filloi të mbytej. Në këtë moment Kashiku ka vendosur të mos e marrë mjetin, duke shkuar të shpëtojë vëllanë dhe shokun e tij me not. Ndërkohë, dallgët e kanë nxjerrë sërish pedalonen në breg.