TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar pasi Gjykata e Strasburgut i dha të drejtë ish-Prokurores Antoneta Sevdari, e cila u shkarkua nga procesi i vettingu.
Sipas Vasilit edhe vettingu punon me dy standarde, duke theksuar se kjo ishte paralajmëruar se ky proces po shkonte drejt degradimit.
Numri dy i PL-së, shprehet se sot përballë pasqyrës së Strasburgut duket qartë fytyra e keqe e Vetingut rilindas.
“Kushdo qe vazhdon e mbyll syte apo duartroket per reformen e deshtuar nedrejtesi vetem shtyn perfundimisht drejtesine ne gremine. Reforma ka nevoje per reforme te thelle, qilizmë i thone ne shqip”, shkruan Vasili.
Postimi i Petrit Vasilit
Strasburgu fundos Vetingun, reforma ka nevoje per reforme te thelle qilizmë!
Kurre s’do te duhej te ndodhte, por ndodhi dhe Vetingu me dy standarte thyen turinjte ne Strasburg.
E kishim paralajmeruar vazhdimisht qe ky proces po degradonte dhe po bente te kunderten e qellimit te tij.
Vetingu i kryer nga nepotizmi rilindas dhe njerez pa integritet ketu do te conte ne deshtimin qe Strasburgu i vuri vulen.
Mbyllja e syve perpara qindra milione euro pasuri te pajustifikuara te gjyqtareve dhe prokuroreve kliente te qeverise dhe sjellja si sqiftere per ca lekurina te te stisura per te perjashtuar nga drejtesia per ca te tjere, ishte kjo menyra e funksionimit te vetingut rilindas!
Kerkuam qe Vetingu te zgjatej jo me keto trupa perberese, por te zgjidheshin anetare te rinj, por refuzuan egersisht rilindasit dhe nderkombetaret rilindas sepse donin te ruhej status quoja e vetingut te kapur, qe vjen ere.
Sot perballe pasqyres se Strasburgut duket qarte fytyra e keqe e Vetingut rilindas.
Kjo nuk ishte reforme por Ramaforme!
Pergjegjesite e te gjithe atyre, qe shtremberuan, kapen dhe perçudnuan reformen e 21-22 korrikut 2016 jane shume te renda.
Kushdo qe vazhdon e mbyll syte apo duartroket per reformen e deshtuar nedrejtesi vetem shtyn perfundimisht drejtesine ne gremine.
Reforma ka nevoje per reforme te thelle, qilizmë i thone ne shqip.
Tualeti ne shqip apo make up ne anglisht jane asgjesimi i reformes dhe mbreterimi i pandeshkueshmerise per qeveritaret si dhe feste per korrupsionin e pastrimin e parase.