TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-prokurorja Antoneta Sevdari, e cila u shkarkua nga vettingu ka fituar procesin në Strasburg.
Strasburgu theksoi se ne lidhje me rastin e Sevdarit ka shkelje te nenit 8 dhe se shkarkimi nuk ka qene proporcional.
Kundër shkarkimit të saj me herët doli edhe Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit.
Opinioni i vëzhguesit Ferdinando Buatier de Mongeot, i publikuar nga ONM si mendim pakice, vë në dukje se shumica në KPA që vendosi për shkarkimin e Sevdarit, nuk kishte prova dhe se përcaktimi për “deklarim të pamjaftueshëm” ishte bërë në interpretim të gabuar të ligjit.
Sevdari u shkarkua më 28 shkurt nga KPA me shumicë votash, pasi vendimi për konfirmimin e saj nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ishte apeluar nga Komisioneri Publik.
Sipas vendimit të zbardhur relatori Sokol Çomo, kryesuesi Luan Daci, anëtarët Ardian Hajdari dhe Rezarta Schuetz votuar për shkarkimin e Sevdarit, me arsyetimin se kishte bërë deklarim të pamjaftueshëm në kriterin e pasurisë dhe kishte cënuar besimin e publikut te drejtësia.