AKTUALITET, 13 Dhjetor 2022, 10:38

Yuri Kim: Kemi nisur të shohim rezultate në reformën në drejtësi

Yuri Kim: Kemi nisur të shohim rezultate në reformën në

“Kemi nisur të shohim rezultate në reformën në drejtësi”, është shprehur sot ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim.

Gjatë fjalës së saj në Takimin e Nivelit të Lartë “Drejt ekselencës gjyqësore”, Yuri Kim tha se janë vendosur standarde në drejtësinë shqiptare.

Ambasadorja bëri me dije se brenda tre mujorit të parë të 2023-t Gjykata Kushtetuese  do të jetë e plotë dhe do të ketë të gjithë anëtarët që i nevojiten për të mos lënë asnjë çështje të prapambetura.

“Jemi këtu për të festuar arritjet e KLGJ dhe Gjykatës se Lartë. E di që shpesh jeni të lodhur kur them që reforma ne drejtësi nuk është e lehtë e shpejtë dhe e përsosur, por kemi filluar të shohim rezultate.

Ju duhet të jeni krenar për arritjet, keni filluar te zvogëloni çështjet e prapambetura dhe të zëvendësoni tre anëtaret e gjykatës së lartë. Jemi krenarë që jemi partnerë me BE për të gjitha pjesët e reformës së drejtësisë.

Reforma është e rëndësishme sepse është kërkesë e drejtë e popullit shqiptar. Katër vite më parë në gjykatën e lartë ishte vetëm një gjyqtar, sot kemi një trupë gjyqësor dhe na mungojnë vetëm tre. Besoj brenda tre mujorit te pare te 2023 gjykata kushtetuese do të ketë anëtarët e saj”, tha Yuri Kim.