AKTUALITET, 19 Shkurt 2022, 02:24

Balerini Ilir Shaqiri, fituesi i Big Brother Vip

Balerini Ilir Shaqiri, fituesi i Big Brother Vip

Pas katër muajsh e gjysmë, është shpallur fituesi i Big Brother Vip, reality show që ka arritur shifra rekord audience në ekranin e Top Channel. 

Çmimin e madh e ka fituar balerini Ilir Shaqiri.  

Shaqiri është shpallur fituesi i edicionit të parë të Big Brother VIP, duke çuar në shtëpi 100,000 euro.

Ai nuk mund t’i fshihte emocionet, pasi emri i tij u lexua si fitues, nga prezantuesja Arbana Osmani, gjatë finales së të premtes, pasi fitoi më shumë vota nga publiku shqiptar përballë tre finalistëve të tjerë, Donald Veshaj, Beniada Nishani dhe Einxhel Shkira.