AKTUALITET, 30 Qershor 2025, 19:24

Inaugurohet selia e re e ambasadës shqiptare në Vatikan, ministri Hasani: Shtëpi e re e diplomacisë, në shërbim të urave për një botë më të paqtë e solidare

Inaugurohet selia e re e ambasadës shqiptare në Vatikan, ministri

Ditën e sotme në Vatikan është inauguruar selia e re e ambasadës së Shqipërisë.

I pranishëm në këtë aktivitet ishte ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani; sekretari për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare në Selinë e Shenjtë, Imzot Paul Richard Gallagher; Kancelari i Madh dhe ministri i Punëve të Jashtme të Urdhrit Sovran të Maltës, Shkëlqesia e Tij, Riccardo Paternò di Montecupo; përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar pranë Selisë së Shenjtë, si dhe autoritete të tjera.

Në fjalën e tij përshëndetëse, ministri Hasani e cilësoi këtë hap si dëshmi të forcimit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë, e cila është bërë gjithnjë e më e fortë dhe më e orientuar drejt së ardhmes bazuar në dialogun ndërfetar dhe paqen globale.

Inaugurohet selia e re e ambasadës shqiptare në Vatikan, ministri

“Dinjiteti njerëzor, respekti për diversitetin, liria fetare dhe drejtësia sociale janë disa prej vlerave të përbashkëta që lidhin Shqipërinë dhe Selinë e Shenjtë. Andaj, kjo shtëpi e re e diplomacisë do të jetë në shërbim të përpjekjeve dhe nismave të përbashkëta për të ndërtuar ura për një botë më të paqtë dhe më solidare”, u shpreh Hasani.

Inaugurohet selia e re e ambasadës shqiptare në Vatikan, ministri

Inaugurohet selia e re e ambasadës shqiptare në Vatikan, ministri