TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Prokuroria i ka kërkuar Gjykatës që të lërë në burg të gjithë të arrestuarit e operacionit kundër trafikimit të klandestinëve.
Bëhet fjalë për 25 persona, 18 shqiptarë dhe shtatë shtetas të huaj që vepronin në vendin tonë dhe që u arrestuan në kuadër të operacionit që u zhvilluar njëherësh në tre shtete. Kjo goditje e koordinuar u tha se shkatërroi një linjë të kontrabandimit të personave të ndryshëm nga Lindja e Mesme drejt vendeve të BE-së.
Po ndërsa Prokuroria ka kërkuar hetimin e tyre në një masë shtrënguese ka depozituar në Gjykatë edhe dosjen e hetimit paraprak në të cilën ka dëshmuar fakte, prova dhe përgjime se si funksiononte grupi, drejtuesit dhe rolet e secilit prej tyre.
Po ashtu, grupi hetimor ka depozituar edhe pjesë nga bisedat e përgjuara mes trafikantëve, të cilët flasin për shifra, burg, makina dhe pazare që lidhen me punën e secilit në organizatë.
Në dosje thuhet se Petrit Pashaj kishte strehuar klandestinët në godinën në pronësi të tij, një objekt trekatësh në lagjen “Osman Haxhiu”. Në telefonin e Petrit Pashajt janë gjetur komunikime me bashkëpunëtorët e tij me pseudonimet “Shëllira” që rezulton të jetë Indrit Hita, “Underi”, “Tusha”, dhe “Kacole” që përdorej nga Enjad Myrtaj. Ditën kur është finalizuar operacioni ku u gjetën 20 emigrantë në banesën e Petrit Pashajt, Indrit Hita ka biseduar me telefon me Roland Ramadanin ku i thotë se dikush ka lënë valixhen me dokumente të rëndësishme në një nga makinat e marra ma qira. Pas disa minutash, Hita i ka kërkuar Ramadanit që të marrin një furgon për nisjen në orën 2. Ata flasin për të marrë dy automjete me qira, pasi njërin e kanë vetë.
Sipas Prokurorisë, ka rezultuar se Soran Saber, pjesë e grupit kriminal ka organizuar punën për trafikun e emigrantëve nga kufiri me Greqinë drejt Italisë.
Pjesë e skemës është vërtetuar se ishte edhe Fatjon Koçllari, që merrej me organizimin dhe transportin e tyre nga pikat e kalimit me Greqinë në Korçë dhe Gjirokastër më pas drejt Italisë. Klajdi Kondo siguronte strehimin e tyre në një banesë të marrë me qira te Zamir Muliu, i cili ishte edhe roje i objektit ku qëndronin të huajt duke qenë në dijeni të të gjithë aktivitetit.
Nga hetimet ka rezultuar se skema e trafikut të emigrantëve drejtohej nga Petrit Pashaj, Yussef Kamal, Indrit Hita, Roland Ramadani dhe Enajd Myrtaj.
Prokuroria bën me dije se në banesën e Petrit Pashajt ku janë gjetur 21 emigrantët egjiptianë është gjetur qese me ngjyrë të verdhë dhe të zezë me duhan ku janë zbuluar gjurmët e Indrit Hitës, duke zbuluar përfshirjen e tij në këtë skemë.
Nga hetimet ka rezultuar se skema e trafikut të emigrantëve drejtohej nga Petrit Pashaj, Yussef Kamal, Indrit Hita, Roland Ramadani dhe Enajd Myrtaj.
Prokuroria bën me dije se në banesën e Petrit Pashajt ku janë gjetur 21 emigrantët egjiptianë është gjetur qese me ngjyrë të verdhë dhe të zezë me duhan ku janë zbuluar gjurmët e Indrit Hitës, duke zbuluar përfshirjen e tij në këtë skemë.
Enjad Myrtaj: Ça po bën? Indrit Hila: Hiç.
Enjad Myrtaj: Enua jam! Indrit Hila: Vëlla 7a bën ti, si ke qenë?
Enjad Myrtaj: Mirë vëlla ti? Indrit Hila: Mirë shty!
Enjad Myrtaj: Po ça u bë për ato lekët e mia?
Indrit Hila: Do t‘i jap shoku se kam pas një mijë probleme.
Në përgjim është kapur Fatjon Koçllari që bisedon me dy persona të tjerë, të cilët dyshohet se bëjnë transportin e emigrantëve nga kufiri me Greqinë drejt Tiranës dhe pas organizojnë punën për t’i dërguar drejt Italisë.
Fatjon Koçllari: Te klubi i shoferit ke katër krushq. Nga klubi i shoferi dhe deri në Tiranë. Transportuesi: Sa lekë?
Fatjon Koçllari: 300 lekë të gjitha, 200 lekë merri ti, ca të them unë, se i ka lonë njoni aty!
Transportuesi: Ok, maksimumi një orë jam aty, mos e vra mendjen.
Biseda e dytë në 14 dhjetor 2020
Fatjon Koçllari: Ke një treshe ta merr menja apo jo?
Fatjon Koçllari: Në Gjrk (Gjirokastër).
Transportuesi: A e more vesh, përplasi makinën ai Kukja, do ta pyes a e ka mbaruar dhe do të them.
Fatjon Koçllari: Aq ke rrush, tre, 500 lekë për të tre.
Transportuesi: E po mirë, shumë mirë, nuk ka problem.
Fatjon Koçllari: Hë ai i pe? Transportuesi: I pashë, i pashë
Fatjon Koçllari: Hajde pra! Transportuesi: Janë katër këta!
Fatjon Koçllari: Po për katër të thashë unë!
Fatjon Koçllari: Ato tre në Gjrk (Gjirokastër). Bisedë në nëntor
Roland Ramadani: Muhabeti është që ia i morën, kush do i hipi asaj tjetrës?
Indrit Hita: Po të shikoj mos ka furgonin o vlla po në orën 2 kush do hipi te tjetra
/Panorama/