AKTUALITET, 21 Janar 2022, 22:42

Shpërthim i fuqishëm në Fushë-Krujë. Detajet

Shpërthim i fuqishëm në Fushë-Krujë. Detajet

Shpërthim eksplozivi në Fushë Krujë. 

Një sasi tritoli është vënë në derën hyrëse të banesës së Naim Stafukës, i cili është vëllai i Enver Stafukës, i rrëmbyer dhe zhdukur disa vite më parë.

Lënda plasëse është vënë në derën e shkallëve të një objekti trekatësh ku ka disa biznese, por në katin e 3-të banon Naim Stafuka me familjen. 

Nga ngjarja nuk raportohet për të lënduar, por vetëm për dëme materiale. 

Krujë/Informacion paraprak

Rreth orës 22:05, në Fushë Krujë, në derën e dyqanit të shtetasit N.S, është vendosur një sasi lënde plasëse, ku nga shpërthimi ka vetëm dëmtim të derës së dyqanit.

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe vijon punën për verifikimin e rrethanave të ngjarjes dhe zbulimin e autorëve.