AKTUALITET, 21 Janar 2022, 23:21

Eksplozivi në derën e banesës së vëllait të Enver Stafukës, policia jep detajet

Eksplozivi në derën e banesës së vëllait të Enver

Policia e Krujës ka dhënë detaje rreth shpërthimit me eksploziv në banesën Naim Stafukës, vëllai i Enver Stafukës, person i rrëmbyer dhe zhdukur që prej vitit 2015. 

Ngjarja ndodhi rreth orës 22:05 në Fushë Krujë.

Sipas policisë, shperthimi ndodhi në derën e dyqanit të Naim Stafukës, ku është vendosur një sasi lënde plasëse. Policia tha se nga shpërthimi ka vetëm dëmtim të derës së dyqanit. 

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe vijon punën për verifikimin e rrethanave të ngjarjes dhe zbulimin e autorëve.

Krujë/Informacion paraprak

Rreth orës 22:05, në Fushë Krujë, në derën e dyqanit të shtetasit N.S, është vendosur një sasi lënde plasëse, ku nga shpërthimi ka vetëm dëmtim të derës së dyqanit.

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe vijon punën për verifikimin e rrethanave të ngjarjes dhe zbulimin e autorëve.