AKTUALITET, 22 Janar 2022, 00:16

Shitet "Albchrome", tashmë në pronësi të një grupi turk

 

Shitet "Albchrome", tashmë në pronësi të një
Në foto: Samir Mane

 

Grupi i investimeve Balfin, në pronësi të biznesmenit Samir Mane, ka shitur "Albchrome", kompaninë që ka në pronësi një minierë kromi në Bulqizë. 

Transaksioni është kryer në 14 janar dhe Albchrome, i është shitur konglomeratit turk, Yildirim Group. 

Çmimi i shitjes së Albchrome është i panjohur. 

Balfin e ka patur në pronësi Albchrome që prej vitit 2013. 

Grupi Balfin operon në fusha të ndryshme, si turizmi, energjia, pronat e paluajtshme, etj. Njihet si një ndër grupet më të fuqishme në Shqipëri, në pronësi të biznesmenit më të pasur në territorin shqiptar. 

Kush është Yildirim Group? 

Yildirim Group, i bazuar në Stamboll të Turqisë, operon në nëntë sektorë, në katër kontinente. Ky grup punëson rreth 14 mijë persona në mbarë globin dhe është një aktor në fushën e energjisë, menaxhimin e porteve, ndërtimin, minierat, etj.