AKTUALITET, 17 Mars 2022, 21:18

"Ik ore qërrohu"/ Nikoll Lesi: Basha të dorëzojë çelësat, ka turpëruar siglën e partisë! Të largohen në Hollandë...

"Ik ore qërrohu"/ Nikoll Lesi: Basha të dorëzojë
Foto ilustrim: Lulzim Basha dhe Nikoll Lesi

Nikoll Lesi thotë se Lulzim Basha duhet të largohet urgjentisht nga drejtimi i PD, madje deputetët nuk duhet ta lënë më të hyjë në seli. 

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Lesi tha se Basha ka turpëruar logon e PD dhe duhet të largohet, mundësisht jashtë Shqipërisë, drejt Hollandës! 

"Unë jam për dorëheqjen, dorëzon çelësat njeriu kur humbet. Ikën në Hillandë, Baldushk, Maeastral…

Tjetra, po të isha deputet, unë nuk e lija të hynte brenda, bashkë me ty (i drejtohet Ferdinand Xhaferrit). Jo policia të vijë, por Zoti të vijë. Si më turpëron siglën time të partisë? Ik ore qërrohu!

Kemi parë Nanon dhe Berishën të ikin", tha Lesi.