TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, gjatë fjalës së mbajtur në Kongresin e PS evidentoi dixhitalizimin e shërbimeve qeveritare si një histori suksesi, e cila do të shtrihet tanimë edhe në qeverisjen vendore.
“Një transformim i paimagjinueshëm më parë, me plot 1237 shërbime që ofrohen vetëm online, pa radhë nëpër sportele e larg çdo kontakti fizik me nëpunësit. Nuk mbaron e gjitha këtu. Revolucioni ynë teknologjik do të shtrihet në mënyrë kapilare edhe në shërbimet e qeverisjes vendore”, tha Çuçi.
Kreu i Grupit të PS përmendi gjithashtu edhe ndërprerjen definitive të zinxhirit korruptiv në Kadastër përmes revolucionit teknologjik në sistemet e pronës.