TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në 8 dhjetor ditën e Rinisë Partia Socialiste ka mbledhur Kongresin. Në fjalën e tij ministri Niko Peleshi, foli për arritjet, vizionin për Shqipërinë si një faktor stabiliteti në Ballkanin Perëndimor.
Peleshi nënvizoi se Shqipëria është sot prezente në 8 misione ndërkombëtare dhe po ashtu një nyje strategjike e infrastrukturës së sigurisë në rajon duke shtuar se Shqipëria sot është në momentin më të mirë historik.
“Si sot 33 vite më parë studentët shqiptarë hodhën hapin për një Shqipëri demokratike. E duam Shqipërinë si gjithë Europa ishte ëndrra e re më e madhe. Lëvizja Studentore e dhjetorit ’90 kishte me vete ëndrrën e madhe. Por sot bota është më pak e sigurt dhe jemi në një tjetër nyje kërcënuese. Agresioni rus në Ukrainë kërcënoi sërish. Shqipëria është pjesë e rajonit të brishtë të Ballkanit Perëndimor. Opinioni publik ka nevojë të dëgjojë ku qëndron Shqipëria në këtë situatë të brishtë. Shqipëria është vend pritës i stërvitjes më të madhe, Defender Europe. Në janar mbërrin flota e re e helikopterëve, në pranverë flota e dronëve bajraktarë. Dy Satelitë Albania 1 dhe Albania 2 mbulojnë territorin e Shqipërisë. Shqipëria sot është prezente në 8 misione ndërkombëtare. Krahas punës dhe investimit për përmbushjen e objektivave të kapaciteteve të NATO-s ne gjithashtu do të punojmë për projektet tona. Shtimin e flotës së helikopterëve. Së bashku me aleatët tanë strategjinë do të punojmë për të ndërtuar siguri në korridorin e 8. Edukimi ushtarak do të jetë një komponent I përhershëm. Ndërkombëtarizimi I edukimit ushtarak për të kontribuar edhe me dije tashmë është një proces më i zhvilluar. Vitin që vjen do të shtojmë forcat në KFOR Kosovë, por dhe në Bosnjë e Hercegovinë”, tha Peleshi.