AKTUALITET, 8 Dhjetor 2023, 11:42

"Ndjellin kob e mort, kurdisin sahatin me akrepat e ‘97-ës", Elisa Spiropali hap Kongresin e PS-së me fjalët e Ramës dhe akuzon opozitën

"Ndjellin kob e mort, kurdisin sahatin me akrepat e

Ka nisur punimet Kongresi i Partisë Socialiste të Shqipërisë, i cilësuar nga vetë mazhoranca si të jashtëzakonshëm.

Punimet e Kongresit do të jenë të ndarë në 6 panele: Reforma në Drejtësi dhe Lufta kundër Korrupsionit, Prioritetet zhvillimore, Qeverisja Vendore, Siguria dhe Shqipëria në botë si dhe Partia Socialiste 2030.

Ndërkohë, dje kreu i grupit parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi teksa foli për kongresin ndër të tjera tha se do të bëhet një përmbledhje e gjithë rrugëtimit të qeverisë dhe do të reflektohet mbi gjërat që duhen të bëhen më mirë si dhe për projektin e Shqipërisë 2030.

“E jashtëzakonshme është se nuk është as zgjedhor dhe as sipas rutinës. Është një kongres që bëhet për të bërë një përmbledhje, për të reflektuar mbi gjërat që duhet të bëjmë më mirë dhe për të përcaktuar vizionin tonë për Shqipërinë e vitit 2030″ -u shpreh Çuçi.

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, e para që mori fjalën në Kongresin e jashtëzakonshëm të PS-së, nuk i kurseu ironitë për opozitën.

Spiropali solli në vëmendje shprehjen e Ramës, por edhe socialistëve të tjerë se “Suksesi është kolektiv, përgjegjësitë individuale”.

“Suksesi është kolektiv, përgjegjësitë individuale. Disa sillen si piromanë në Kuvend, disa e djegin. Sa herë ka ballafaqime elektorale, ata do të humbin, ne do të fitojmë. Ne nuk na ndan prej tyre barrikada nuk na ndikon mos të shohim flakadanët që ndezin në Parlament. Ne jemi institucion lirie, ata i marrjes peng të institucioneve. Ata po i tmerron frika e orës së të vërtetës. Filozofia e tyre shkon në krah të kundërt me vullnetin e shqiptarëve, ndërkohë ata e kurdisin sahatin e tyre me akrepat e 97. Asnjë lider tjetër sa Edi Rama dhe PS, nuk është treguar aq i aftë dhe kaq këmbëngulëse në praktikat e korrigjimit. Kundërshtarët tanë dinë vetëm të humbasin.”, tha Spiropali.