TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Tedi Blushi, sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, deklaroi se 8 dhjetori e gjen Shqipërinë pa mbi gjysëm milioni të rinj që kanë emigruar jashtë vendit. "Shpopullimi është drama më madhe që Shqipëria vuan sot si rezultat i një Kryeministri, që po bën gjithçka, që shqiptarët dhe veçanërisht të rinjtë të largohen, duke i detyruar të rrezikojnë edhe jetën për të çarë detin me gomone"- u shpreh Blushi.
Reagimi i Blushit
Sot, Dita e Rinisë, pa të rinj! 570 mijë të larguar!
Shpopullimi është drama më madhe që Shqipëria vuan sot si rezultat i një Kryeministri, që po bën gjithçka, që shqiptarët dhe veçanërisht të rinjtë të largohen, duke i detyruar të rrezikojnë edhe jetën për të çarë detin me gomone!
Edi Rama është armiku kryesor i lirive, demokracisë dhe shtetit ligjor, autori dhe përgjegjësi i vrasjes së shpresës së të rinjve, ideatori dhe zbatuesi i axhendës së qëllimshme antikombëtare të shpopullimit dhe falimentimit të Shqipërisë!
Që drama e madhe e shpopullimit të marrë fund duhet që rinia të marrë në dorë fatet e veta për të ndëshkuar modelin korruptiv dhe kriminal të kësaj Qeverie që ka vrarë shpresat, ëndrrat dhe mundësitë e çdo të riu dhe të reje për të ndërtuar të ardhmen në Shqipëri!
Bashkohuni dhe merrni në dorë fatet tuaja! Kjo është rruga për të ndaluar shpopullimin dhe garantuar një Shqipëri që u përket të rinjve! Që 8 Dhjetorin e ardhshëm ta festoni në Atdhe si të gjithë bashkëmoshatarët tuaj europianë!