TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Administrata bashkiake Turbigo ka vendosur të shpallë zi në qytet ditën e premte më 23 shtator, ditë në të cilën do të bëhet varrimi i Emanuel Rrokut.
I riu shqiptar u vra të premten e kaluar me armë zjarri në një restorant në qendër teksa tentoi të mbronte një grua të sulmuar nga burri i saj gjatë një feste me alkool.
Siç shpjegon kryebashkiaku Fabrizio Allevi, vendimi i administratës është marrë “për të shprehur afërsinë me familjen dhe miqtë e të riut Emanuel”.
Flamujt e selisë së bashkisë do të jenë në gjysmështizë dhe ftohen të gjithë qytetarët që të jenë me pjesëmarrjen e tyre në zinë e qytetit duke ndërprerë aktivitetet gjatë kremtimit të varrimit, të caktuar nga ora 14.30 deri në orën 15.30 .
“Është një shenjë – vazhdon Allevi – që dëshiron të tregojë afërsinë e të gjithë komunitetit Turbigese me dhimbjen e familjes për një humbje kaq tragjike dhe të padrejtë ”.