AKTUALITET, 22 Shtator 2022, 09:23

Urdhëri i tij i parë! Rrumbullaku krijon Këshillin e Vlerësimit të Propozimeve për Emërim

Urdhëri i tij i parë! Rrumbullaku krijon Këshillin e

Drejtori i ri i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka bërë të ditur se promovimi i efektiveve të rendit apo transferimi i tyre do të bëhet nga një Këshill i Vlerësimit të Propozimet për Emërim.

Kjo strukturë e posaçme sipas drejtorit Rrumbullaku do vlerësojë kandidaturat e policëve sipas performancë së tyre dhe do të propozohet rritja e tyre në detyrë apo transferimi në strukturat më të rëndësishme.

“Tashmë kjo vendimmarrje do të kalojë nëpërmjet Këshillave të Vlerësimit të Propozimeve për Emërim, të cilët pas vlerësimit të kandidaturave, do t’i propozojnë Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, emërimin apo transferimin në detyrë të punonjësit të Policisë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Këto deklarata Rrumbullaku i ka bërë gjatë takimeve në Drejtorinë e Elbasanit, Korçës, Dibrës dhe Kukësit.

“Drejtori i Përgjithshëm i Policisë ka kërkuar nga strukturat policore, ndryshimin e metodologjisë së punës, me qëllim vendosjen e një standardi të ri, në raport me qasjen ndaj komunitetit dhe në luftën ndaj krimit në përgjithësi dhe krimit të organizuar në veçanti.

Në kuadër të vendosjes së standardeve të reja për riorganizimin, funksionimin dhe drejtimin e organizatës së Policisë, Drejtori i Përgjithshëm ka njohur strukturat me urdhrin e parë të nxjerrë prej tij, atë për ngritjen dhe funksionimin e Këshillave të Vlerësimit të Propozimeve për Emërim, në nivel qendror, vendor, struktura autonome dhe reparte policore.

Ky urdhër ndryshon në thelb procesin e vendimmarrjes së Drejtorit të Përgjithshëm, për menaxhimin e burimeve njerëzore të Policisë së Shtetit.

Urdhri është i bazuar në ligjin “Për Policinë e Shtetit” dhe në Rregulloren e Policisë së Shtetit dhe synon t’i japë fund praktikave të deritanishme që ndiqeshin nga strukturat e burimeve njerëzore dhe vendimmarrjes nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Tashmë kjo vendimmarrje do të kalojë nëpërmjet Këshillave të Vlerësimit të Propozimeve për Emërim, të cilët pas vlerësimit të kandidaturave, do t’i propozojnë Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, emërimin apo transferimin në detyrë të punonjësit të Policisë.

Kjo praktikë e re iu jep garanci drejtuesve të strukturave policore dhe kontribuesve brenda radhëve të Policisë, për t’iu njohur dhe vlerësuar atyre, aftësitë profesionale, menaxheriale, integritetin dhe rezultatet e arritura në detyrat që ata kryejnë, me qëllim vlerësimin real për qëndrimin në detyrë apo për marrjen e përgjegjësive të reja, bazuar në këto komponentë vlerësimi”, thuhet në deklaratën e Policisë së Shtetit.