AKTUALITET, 21 Shtator 2022, 23:03

Aksidenti në aksin Peqin-Rrogozhinë, viktima punonjës i shërbimit zjarrfikës në Peqin

Aksidenti në aksin Peqin-Rrogozhinë, viktima punonjës i

Personi, i cili humbi jetën në aksidentin mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Peqin-Rrogozhinë, është punonjës i shërbimit zjarrfikës në Peqin.

Viktima është identifikuar si Artor Tufa, rreth 40 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Më datë 21.09.2022, rreth orës 21:40, nē aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Karin, Peqin, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin A.T., banues në Peqin, është përplasur me mjetin tip “Volkswagen “, me drejtues shtetasin E.B., banues në Elbasan.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën drejtuesi i mjetit tip “Benz”, shtetasi A.T, si dhe janë dëmtuar lehtë drejtuesi i mjetit tip “Volkswagen”, dhe pasgjeri i këtij mjeti shtetasi P.N., të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjeksore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.