TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi prezantoi sot në Kuvend projektligjin për “Ndihmat detare dhe lundrimin”.
Nga foltorja e Kuvendit Peleshi kërkoi nga deputetë që ta votojnë këtë projektligj, që siç tha ai aderimi i Shqipërisë në këtë organizatë ndërkombëtare e vendos vendin në hartën e vendeve të sigurta.
“Do ta vendosë Shqipërinë në hartën e vendeve të sigurta. Nisma për aderimin e Shqipërisë në këtë organizatë është e ministrisë së Mbrojtjes. Para pak kohësh kemi miratuar edhe ligjin për aderimin e Shqipërisë në hartën ndërkombëtare të hidrografisë.
Me këtë të sotmin përforcojmë kuadrin ligjor për lundrim të sigurt. Edhe sot ne i zbatojmë rregullat e lundrimit të sigurt në mënyrë vullnetare, por anëtarësia në këtë organizatë na jep akses në trajnime, por edhe për të zgjeruar rrjetin e bashkëpunimit.
Do të mundësojë plotësimin e kuadrit ligjor në fushën e detarisë. Ka edhe një tarifë. Është 17675 euro në vit do të përballohet nga buxheti i ministrisë”, deklaroi Peleshi.