TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Makina me të cilën udhëtonte 27-vjeçari Aleksandër Sadikaj, ku ishte vendosur dhe eksplozivi që i mori jetën nuk ishte e regjistruar në emër të tij.
Sipas News24, duke iu referuar burimeve nga policia, pronari i mjetit me targa AB077PO me të cilin udhëtonte 27-vjeçari rezulton Petrit Osmani.
Policia po heton në disa pista për atentatin me eksploziv që i mori jetën të riut.
Një prej tyre ka të bëjë me aktivitetin kriminal të viktimës dhe dyshimet prishje të pazareve të drogës, ndërsa pista tjetër ajo e konflikteve të mëparshme.