AKTUALITET, 11 Qershor 2022, 14:08

VIDEO / Shpërthimi i fuqishëm në Tiranë, policia: Makinës i ishte vendosur lëndë eksplozive

VIDEO / Shpërthimi i fuqishëm në Tiranë, policia:

Pamjet që shihni tregojnë momentin pak pas shpërthimit të makinës sot në aksin e Saukut, ku drejtuesi i saj ka mbetur i plagosur.

Policia ka dhënë detaje në lidhje me shpërthimin e një makine teksa ishte duke lëvizur në aksin Elbasan-Tiranë, në hyrje të kryeqytetit. Policia bën me dije se dyshohet se mjeti është hedhur në erë me një sasi lënde eksplozive teksa ishtë në lëvizje e sipër.

Mësohet se shoferi ka pësuar dëmtime të shumta dhe është në gjendje të rëndë shëndetesorë.

Nuk dihet ende identiteti i drejtuesit të makinës tip “Mercedes Benz” që u hodh në erë në hyrje të Tiranës.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, ekipi antieksploziv i RENEA-s dhe Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 11.06.2022, në orën 13:35, në afërsi të TEG-ut, automjeti tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi A. S., 27 vjeç, ka shpërthyer, dyshohet nga lëndë eksplozive.

Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, ekipi antieksploziv i RENEA-s dhe Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.