AKTUALITET, 11 Qershor 2022, 15:10

Shpërthimi i makinës me tritol, policia blindon hyrje-daljet e Tiranës (Detajet e reja)

Shpërthimi i makinës me tritol, policia blindon hyrje-daljet e

Detaje të reja janë zbardhur nga vendngjarja për shpërthimin me eksploziv që ndodhi në zonën e Saukut, ku humbi jetën i riu nga Berati, Aleksandër Sadikaj.

Sipas News24, 27-vjeçari është i proceduar më parë për tentativë vrasje.

Burime nga policia bëjnë me dije se po hetohet e shkuara e tij. Policia ka ngritur postblloqe në hyrjet dhe daljet e kryeqyteti për kapjen e autorëve.

Dyshohet që lënda plasëse të jetë vendosur në krahun e drejtuesit të mjetit.

27-vjeçari ka qenë i vetëm në automjet dhe prej forcës së shpërthimit, fillimisht i janë këputur gjymtyrët.

Në terren përveç forcave të ndërhyrjes së shpejtë ndodhen edhe forcat anti-eksploziv që po këqyrin vendngjarjen.

Sa i përket automjetit tip “Wolksvagen” me targë AB077PO, mësohet se nuk është në pronësi të viktimës, por ende nuk ka informacion se kush e zotëron.