TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas ngjarjes së ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në një lokal nate në Prizren, ku ka vdekur një 31-vjeçar dhe është plagosur një 27-vjeçar, të dy nga Kukësi, policia e Kosovës ka vendosur të bastisë vendin e ngjarjes “Kobra City”.
Sipas burimeve të Ekspress, në vendngjarje janë gjetur të paktën tri gëzhoja plumbash.
“Ka pas bastisje të objekteve dhe të shtëpisë. Janë gjetë së paku 3 gëzhoja, lokali i demoluar”, tha zëdhënësi i policisë rajonale të Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Ai tha se janë duke u analizuar provat dhe dyshimet janë që vrasja ka ndodhur jashtë lokalit.
Mësohet se në mesin e personave që po merren në pyetje është edhe pronari i lokalit Dibran Hoxha i njohur si “Kobra”. Gjithashtu mësohet se po merren në pyetje edhe stafi i lokalit “Kobra City”.
Kujtojmë se 31-vjeçari vdiq rrugës për në spital, ndërsa i plagosuri po qëndron nën kujdesin e mjekëve dhe raportohet se është jashtë rrezikut për jetë.
Gjithashtu mësohet se pas bastisjes, policia ka pezulluar punën në këtë lokal nate, deri në sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Nazan Shero, prokurorja e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, e cila po merret me rastin e vrasjes dhe plagosjes së dy të rinjve nga Kukësi, ka deklaruar se dëshmitarët e marrë në pyetje kanë treguar se shkak për këtë ngjarje tragjike është bërë fatura prej 400 eurosh e tavolinës ku ishin ulur viktima dhe miku i tij.
Prokurorja Shero tha se pronari i lokalit “Kobra City”, Dibran Hoxhaj nuk ka pranuar të japë dëshmi gjatë parrjes në pyetje, ndërkohë që sipas saj, ngjarja po vijon të hetohet.
“Sa janë të sakta nuk mundemi me ditë se jemi në hetim e sipër dhe për momentin jam duke ndërmarrë veprime hetimore. Janë deklaratat e dëshmitarëve që flitet për 400 euro mirëpo ai (Dibran Hoxhaj) është mbrojtë në heshtje”, tha Shero.