AKTUALITET, 2 Janar 2023, 21:29

Mungesa e ndriçimit në rrugën Dimal-Lushnjë për pak shkakton tragjedi, shpëton mrekullisht çifti i të moshuarve

Mungesa e ndriçimit në rrugën Dimal-Lushnjë për pak

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Dimal-Lushnje, në fshatin Gajdë.

Një automjet tip "Mercedez Benz",  ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal. Mësohet se 75-vjeçari Lefter Ndrio, udhëtonte në drejtim të qytetit të Beratit dhe sapo ka dalë nga kthesa e Urës së Kuçit, ka humbur kontrrollin e makinës.

Ai dhe bashkëshortja e tij janë nxjerrë nga mjeti pa lëndime, me ndihmën e banorëve të zonës. Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të policisë së qarkullimit rrugor, që po kryejnë edhe kqyrjen e vendit të aksidentit.

Sipas policisë, mendohet se 75-vjeçari ka humbur kontrrollin e mjetit pasi është verbuar nga dritat e makinave përballë.

Duhet theksuar se ky aks kombëtar, Dimal-Fier, është i gjithi pa ndriçim, çka e bën edhe më të vështirë qarkullimin në këtë aks, që deri në fshatin Fiershegan është i gjithi me kthesa të forta.