AKTUALITET, 3 Janar 2023, 12:18

‘Infektimet dhe masat ndaj kinezëve’/ Vasili: Situata e koronavirusit, aktualisht në një moment delikat

‘Infektimet dhe masat ndaj kinezëve’/ Vasili: Situata e

Deputeti i PL-së Petrit Vasili ka kërkuar nga ana e shtetit shqiptar të vlerësojnë situatën aktuale të Covid-it në botë pasi aktualisht është në një moment delikat.

Në postimin e tij në Facebook, Vasili ka theksuar se në Kinë janë disa qindra milionë të infektuar dhe se shtete si ShBA, Kanada, Franca, Spanja dhe Australia kanë vendosur teste negative nga udhëtarët kinezë që vijnë në shtetet e tyre.

Sipas Vasilit, për çdo nënvleftësim dhe neglizhim mund të rezltojë me pasoja.

Postimi i plotë:

Pa alarmizëm, por kurrsesi neglizhim dhe nevleftesim te situates aktuale te Covid!

Situata e Covid-it eshte aktualisht ne nje moment delikat.

‼️Ne Kine jane disa qindra milion te infektuar me Covid llogaritet rreth 350 milion raste dhe disa mijra vdekje ne dite.

‼️Numri i te infektuarve vetem ne Kine aktualisht eshte sa gjysma e te infektuarve ne gjithe boten.

‼️Shtete qe nga Italia, ShBA, Kanadaja, Franca, Spanja, Australia kane vendosur kerkimin e kryerjes se tamponeve per te gjithe qytetaret kineze qe vijne ne shtetet e tyre.

‼️Europa ka avantazhin e nje mbrojtjeje vaksinale cilesore si dhe nje organizim shendetesor te nivelit te larte.

Por çdo nenvleftesim dhe neglizhim mund te rezultoje me pasoja

Aktualisht eshte zbukuar qarkulllimi i nje varianti te Omicron qe quhet XBB.1.5 dhe ka shkaktuar alarm në SHBA për shkak të përhapjes së shpejtë dhe rritjes së ndjeshme të të shtruarve në spital.

Varianti në fjalë është një version i Omicron-it dhe ka mutacione, që e ndihmojnë të infektojë më shpejt njerëzit dhe të shmangë mbrojtjen nga vaksinimi dhe infektimet e mëparshme.

Ky variant është një mutacion i dalë nga Omicron XBB dhe është pikasur për herë të parë në Indi në gusht

Ky variant është një alarm për autoritetet pasi mund të sjellë krizë nëpër qendrat spitalore.

Megjithatë nuk ka të dhëna se ky variant shkakton sëmundje më të rëndë se variantet e mëparshme.

Duhet pra nje vleresim shume profesional dhe pa komplekse i situates per te marre vendime te shpejta dhe ne kohen e duhur.

Shtetet, qe kane marre vendime per kerkimin e tamponeve per qytetaret, qe vijne nga Kina aktualisht, perbejne edhe ekselencen me te shkelqyer mjeksore boterore te epidemiologjise, ndaj sherbejne si momente referimi shkencor te detyrueshem per autoritetet shendetesore dhe qeverine ne Shqiperi.

Pësimet, gabimet dhe hezitimet e te shkuares duhet te jene patjeter nje mesim dhe duhen analizuar me gjakftohtesi dhe jo me kokefortesi politike irracionale pasi behet fjale per jeten dhe shendetin e qindra mijra njetezve te te gjithe moshave.

Duhen masa profesionale dhe jo politike!

Pa alarmizëm, por kurrsesi neglizhim dhe nevleftesim te situates aktuale delikate te Covid-it!