AKTUALITET, 3 Janar 2023, 12:28

Ligji i barnave/ Alimehmeti: Qeveria po u bën dhurata oligarkëve, nuk përputhet me direktivat evropiane

Ligji i barnave/ Alimehmeti: Qeveria po u bën dhurata oligarkëve, nuk

Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti ka kritikuar ligjin e barnave.

Me anë të një postimi në Facebook, Alimehmeti shkruan se me këtë ligj, fillon paketa e madhe e dhuratave të qeverisë për veten dhe oligarkët e tyre.

Sipas tij, ky ligj nuk përputhet me direktivat evropiane si dhe nuk merr parasysh propozimet e grupeve të interesit. Po ashtu ai ka shtuar se ky ligj nuk i përafrohet as Kosovës. 

Postimi i Plotë:

Me ligjin e barnave fillon paketa e madhe e dhuratave te qeverise per veten dhe oligarket e tyre! Ligji i barnave nuk perputhet me direktivat europiane!

Ligji i barnave nuk ka marre paresysh propozimet e grupeve te interesit thote Presidentja e Urdherit te Farmacisteve. Ligji i barnave nuk i perafrohet as Kosoves.

Ndoshta eshte faji jone qe kerkojme ta krahasojme me Europen. Ndoshta keta nuk duan te na çojne ne Europe por diku tjeter.

E ka krahasuar kush ligjin e barnave me Serbine apo Turqine? Apo eshte shpikje e jona? Urime per integritetin Presidentes se Urdherit te Farmacisteve, znj. Diana Toma.