TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Të tjera detaje janë bërë të ditura lidhur me ngjarjen e ndodhur dje në lagjen Voula të Athinës, ku dy shqiptarë u qëlluan me armë zjarri.
Sipas mediave greke, dy shqiptarët, të cilët mbetën të plagosur nga të shtënat me armë zjarri, kanë qenë persona të skeduar për çështje droge.
Mësohet se njëri nga shqiptarët ishte liruar pak muaj më parë nga qelia dhe aktualisht ishte me masën “detyrim paraqitje”, për një ngjarje ku ka pasur shkëmbim zjarri me policinë.
Njëri prej shqiptarëve ka marrë plumba në bark. Sipas policisë greke në vendin e ngjarjes kishte edhe persona, të skeduar për gjobëvenie.
Pasditen e djeshme në zonën e Voulas, një person qëlloi me armë zjarri drejt një furre buke, duke lënë të plagosur dy shtetas shqiptarë dhe një irakian, të cilët u dërguan me urgjencë në spital.