AKTUALITET, 23 Janar 2022, 10:42

Ngricat sjellin çarje të tubacioneve të furnizimit me ujë, këto zona në jug mbeten pa drita

Ngricat sjellin çarje të tubacioneve të furnizimit me ujë,

Për shkak të temperaturave nën zero gradë në fshatin Çarshovë në Përmet janë  çarë tubacionet kryesore të furnizimit me ujë.

Punonjësit e shërbimeve të bashkisë po marrin masa për zëvendësimin e tubave.

Ndërsa në Bashkinë Memaliaj nuk kanë energji fshatrat: Gllave, Komar, Selcke e vogel, Selcke e madhe, Rabie dhe Gllave e vogël.

Autoritetet po punojnë për rikthimin e energjisë.

Po ashtu mungon energjia elektrike në Njësinë Administrative Zagori bashkia Libohovë dhe Njësinë Administrative Poliçan bashkia Dropull.

Grupet e OSHE janë në teren dhe po riparojnë avarinë.