AKTUALITET, 23 Janar 2022, 11:23

Ngrica dhe dëborë në Korçë, lëvizja me zinxhirë në zonat malore, mungon energjia elektrike

Ngrica dhe dëborë në Korçë, lëvizja me

Të gjitha akset nacionale janë të hapura në qarkun e Korçës ndërsa qarkullimi kryhet pa probleme.

Mjetet duhet të tregojnë kujdes vetëm gjatë mëngjesit dhe mbrëmjes për shkak të ngricave dhe dëborës.

Në zonat rurale vijon puna për kriposjen e rrugëve në Vithkuq, Maliq e Pogradec ndërsa raportohet se aktualisht nuk ka rrugë të bllokuara, por në rrugët rurale mjetet duhet të jenë të pajisura me zinxhirë.

Mungesë energjie ka pasur në Maliq në njësitë Lozhan e Gorë.