TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë ka reaguar rreth informacioneve dhe lajmeve që qarkullojnë mbi krizën e Ukrainës duke theksuar se Rusia është duke e mbushur mjedisin mediatik me dizinformacion.
Sipas ambasadës amerikane e cila ka shpërndarë në rrjetin e saj social në Facebook, qëndrimin e qeverisë amerikane mbi këtë çështje thekson se përpjekjet e fundit të Rusisë për të mbushur mjedisin mediatik me dezinformata janë pjesë e një modeli të vjetër. Ndërsa ka shpërndarë edhe çështjet kryesore të dezinfomimit të përsëritura të Rusisë.
“Përpjekjet e fundit të Rusisë për të mbushur mjedisin mediatik me pavërtetësi për Ukrainën janë pjesë e një modeli të vjetër”, thuhet në reagimin e Ambasadës.
