TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Këngëtari Florian Carkanji i njohur si ‘Kelly’, ka ndarë me ndjekësit e tij një lajm të ndjeshëm që shpjegon mungesën e tij nga skena dhe ekranet gjatë muajve të fundit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, artisti ka treguar se është duke kaluar një periudhë të vështirë shëndetësore, pasi është prekur nga një paralizë faciale, e cila ka ndikuar jo vetëm në pamjen e tij, por edhe në kordat zanore, duke e larguar përkohësisht nga muzika.
“Sot dua të ndaj me ju një lajm jo fort të mirë… Shkëputja ime nga koncertet dhe ekrani nuk ka qenë rastësi. Prej disa kohësh po përballem me një paralizë faciale që më ka ndalur gjysmën e fytyrës dhe qafës, duke prekur kështu edhe kordat zanore”, shkruan Kelly.
Ai pranon se nuk është e lehtë të përballesh me një ndryshim të tillë, por falë ndihmës së mjekëve, besimit në Zot, mbështetjes së familjes dhe dashurisë së fansave, ai po e përballon këtë sfidë me shpresë.
“Muzika mbetet forca ime dhe shumë shpejt do jem pranë jush,” përfundon ai, duke dhënë mesazhin se rikthimi i tij në skenë është vetëm çështje kohe.
