TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Me debate dhe plot tensione u shoqërua mbledhja e djeshme e Kryesisë së PD, ku kryefjalë diskutimi ishte zgjedhja e kreut të ri të kësaj partie. Pas më shumë se 9 orë mbledhje të kryesisë së Partisë Demokratike, 17 nga 29 anëtarë të saj vendosën që kryetari i ri të zgjidhet në 29 korrik.
Deputetë demokratë, kërkuan që fillimisht të bëheshin zgjedhjet në degë dhe në fund zgjedhja e kryetarit të ri. Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi tregoi për News24 se si u hodh në votim propozimi për zgjedhjen e kryetarit në 29 korrik, mes përplasjeve mes anëtarëve.
“Tensioni u krijua nga fakti që nuk pranohej të diskutohej asnjë propozim tjetër veç atij që u votua. Ndërkohë që Jemin Gjana, Roland Bejko dhe Jonila Godole po propozonin versione që bashkonin të dyja qëndrimet. Ne kërkuam që po, duhet të kemi një version të unifikuar, që bën të mundur të dalim me vendim unanim dhe të gjejmë një version që bashkon dy qëndrimet. Bëri një propozim Land Bejko konkret për unifikim dhe sapo filluam të diskutojmë, nuk lejohej të flisnim nga të bërtiturat “votojmë vetëm versionin e datës 15 korrik””, tha Bardhi.