TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Avokati Spartak Ngjela teksa komentoi krizën në Partinë Demokratike, që erdhi pas vendimit të ish-kryedemokratit Lulzim Basha, për të përjashtuar Sali Berishën nga Grupi Parlamentar, theksoi se pas kësaj gjëje fshihet një dorë e huaj.
Gjatë një interviste televizive, Ngjela u shpreh se ka forca të jashtme, të cilat duan që përçarja në parti të vijojë. Kjo sipas tij, vjen për të shkatërruar politikën dhe pluralizmin në vend. “Ndarja, ne e dimë pse është bërë, është bërë në funksion të Berishës. Basha përjashtoi nga Grupi Parlamentar Saliun, për faktin që ai ishte “non grata” në Amerikë.
Kjo është thembra e Akilit, këtu fillon konflikti. Kishte të drejtë apo nuk kishte të drejtë Basha? Basha respektoi frymën normale të aleancave të larta të Shqipërisë në funksion ndërkombëtar dhe të SHBA. Deri këtu është normale.
Problemi qëndron, iku Basha, por nuk iku Saliu. Çështja qëndron që, pse e mbajnë këtë qëndrim, janë forca të brendshme këto që i krijojnë këto situata, apo janë forca të jashtme që duan të shkatërrojnë politikën në Shqipëri. Këtu kuptohet që ka një dorë të huaj që e luan këtë çështje për të shkatërruar pluralizmin në Shqipëri. Jam i bindur që ekziston”, -theksoi ai.