AKTUALITET, 7 Qershor 2023, 15:37

Familjarët e viktimave të Gërdecit fitojnë një betejë, bëhen palë e procesit kundër ish-ministrit Mediu

Familjarët e viktimave të Gërdecit fitojnë një

Familjarët e viktimave të Gërdecit tashmë do të jenë palë në procesin gjyqësor ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu. Vendimi u dha sot nga GJKKO, ndërkohë procesi i radhës ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes u zhvendos në datën 22 qershor, në ora 14:00.

Nga ana e tij avokati i ish-ministrit të Mbrojtjes, Ardian Visha tha se nuk kanë pasur asnjë kundërshtim, por shtoi se nuk është normale që në një kohë të shkurtër kohore të ketë qëndresë të ndryshme.

“Nuk kemi pasur kundërshtim për të qenë prezencë në sallë. Për ne nuk ka vepër për zotin Mediu. Gjithë kjo çështje po humbet edhe sensin. Gjykata dhe Prokuroria kanë një vendimmarrje të përbashkët për mospranim, por sot mbajtën një qëndrim të kundërt që për mua nuk është normale që në një kohë të shkurtër kohore të ketë qëndresë të ndryshme.”, tha ai. Mësohet se në seancën e sotme gjyqësore ndaj ish-ministrit, kanë qenë të pranishëm edhe përfaqësues të ambasadës së SHBA.