TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Është parandaluar nga policia përshkallëzimi i një sherrit mes dy vëllezërve në Kukës, të cilit ishin konfliktuar me njëri-tjetrin me sende të forta.
Sipas policisë, shtetasit me iniciale A. T., 33 vjeç dhe E. T., 42 vjeç të cilët janë arrestuar, janë konfliktuar me sende të forta me njëri-tjetrin, në banesë, për motive të dobëta.
Më pas, 33-vjeçari ka thyer edhe xhamin e automjetit të vëllait të tij.
Njoftimi i policisë
Ndërhyrja e shpejtë e shërbimeve të Policisë parandalon përshkallëzimin e konfliktit ndërmjet 2 vëllezërve. U konfliktuan me njëri-tjetrin, me sende të forta, për motive të dobëta, arrestohen në flagrancë 2 vëllezërit.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, pas njoftimit se 2 vëllezër po konfliktoheshin me njëri-tjetrin, kanë organizuar menjëherë punën dhe kanë ndërhyrë në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit.
Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionale të shërbimeve të Policisë, u arrestuan në flagrancë shtetasit A. T., 33 vjeç dhe E. T., 42 vjeç, banues në Kukës, vëllezër.
Këta shtetas janë konfliktuar me sende të forta me njëri-tjetrin, në banesë. Më pas, shtetasi A. T. ka thyer xhamin e automjetit të vëllait të tij, shtetasit E. T. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.