TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Vijon edhe sot aksioni i IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje. Nderkohe qe një protestuese ka humbur ndjenjat.
Kanë qenë banorët ata që i kanë dhënë ndihmën e parë dhe janë kujdesur për të.
Pranë saj kanë shkuar menjëherë forcat e Policisë, që po i japin ndihmën e parë.
Protesta e banorëve në Theth vijon prej disa ditësh, me pretendimin se objektet që po shemb qeveria janë të ligjshme dhe në tokat e tyre.
Nga ana tjetër, kujtojmë se qeveria ka nisur një aksion të madh në disa qytete të vendit, për ‘pastrimin’ e territorit nga objektet e ndërtuara ilegalisht.
Ditën e djeshme, banorët e Thethit bllokuan edhe urën që të çon në fshat, me qëllim ndalimin e hyrjes së forcave të Policisë.