AKTUALITET, 10 Korrik 2025, 12:27

VIDEO/ Rama në Romë për Konferencën e Rimëkëmbjes së Ukrainës, pas Melonit, takon Zelenskyn dhe Von der Leyen

VIDEO/ Rama në Romë për Konferencën e Rimëkëmbjes

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndodhet në Romë për të marrë pjesë në “Ukraine Recovery Conference 2025”, një nga forumet më të rëndësishme ndërkombëtare, dedikuar mbështetjes për Ukrainën dhe rindërtimit të saj pas pasojave shkatërruese të agresionit rus.

Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga momentet e takimit me kryeministren italiane Giorgia Meloni dhe presidentin ukrainas Volodymyyr Zelensky, si edhe presidenten e KE Ursula von der Leyen.