AKTUALITET, 4 Janar 2022, 10:29

Basha vendosi dyer dhe dritare të blinduara në selinë e PD, Pollo: Më 8 janar, ora 12:00 do të shihemi aty!

Basha vendosi dyer dhe dritare të blinduara në selinë e PD,

Deputeti Lulzim Basha vazhdon të bëjë akte të dëshpëruara.

Pas blindimit të selisë blu, ka ardhur edhe një reagim nga Komisioni i Rithemelimit të PD.

Ndërkohë ka reaguar edhe ish-deputeti Genc Pollo.

“Montimi këto ditë i portave dhe i dritareve të blinduara në katin përdhes të selisë së Partisë Demokratike është sa e dënueshme aq edhe qesharake.

Basha dhe ish-zyrtarët do të përgjigjen për këtë.

Por në çdo rast selia duhet t'i kthehet organeve legjitime të PD siç kanë vendosur kuvendi dhe anëtarësia. Jo më vonë se 8 janar!

Të shtunën, 8 janar, ora 12:00 shihemi aty!!” shkruan ai.