TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka vendosur masa administrative ndaj dy subjekteve që tregtonin produkte për mbrojtjen e bimëve (PMB), pas kontrolleve të zhvilluara në qarqet Lezhë dhe Fier.
Sipas njoftimit zyrtar, një nga subjektet është gjobitur pasi ushtronte aktivitetin pa licencë, ndërsa një tjetër është ndëshkuar për tregtim dhe riambalazhim të PMB-ve në shkelje të kërkesave ligjore.
Për këtë të fundit, AKU ka marrë masën e bllokimit të aktivitetit, dhe rasti do të pasohet me propozim për revokimin e licencës.
Në total, trupat inspektuese të AKU-së kanë kryer 8 inspektime në të dy qarqet.
Nga këto:
• 4 subjekte kanë rezultuar në rregull,
• 2 janë paralajmëruar,
• dhe 2 janë gjobitur për shkelje të ligjit.
“AKU vijon kontrollet në të gjithë vendin me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore dhe respektimin e legjislacionit në fuqi”, thuhet në njoftimin e institucionit.
Tregtimi i PMB-ve, AKU vijon inspektimin në qarqe të ndryshme të vendit
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në vijim të transparencës dhe informimit të publikut, bën me dije se po vijon inspektimet në qarqe të ndryshme të vendit, në subjekte që tregtojnë PMB, përkatësisht në qarqet Lezhë dhe Fier.
Trupat inspektuese të AKU-së kanë kryer 8 inspektime, nga të cilat 4 inspektime kanë rezultuar pa shkelje të kërkesave ligjore, 2 inspektime në të cilat u mor masa “paralajmërim”.
Në njërin nga subjektet u vendos masë administrative “gjobë”, për shkak të ushtrimit të aktivitetit pa licencë, ndërsa në subjektin i cili kryente aktivitetin e riambalazhimit te PMB-ve u vendos masa administrative “gjobë”, për shkak të tregtimit të PMB-ve në shkelje të kërkesave ligjore, si dhe u krye bllokimi i aktivitetit, i cili do të pasohet me propozimin për revokim të licencës së subjektit.
AKU vazhdon kontrollet në të gjithë vendin dhe siguron konsumatorët dhe biznesin ushqimor që institucioni vijon punën konform legjislacionit në fuqi dhe në garantim të sigurisë ushqimore.