AKTUALITET, 28 Tetor 2025, 13:02

Përballja me Dumanin në Kuvend, Berisha: Nuk u mora me hakmarrjen e tij ndaj meje. Fliste si i kapur, s’i duronte dot pyetjet, i dukeshin si shtiza

Përballja me Dumanin në Kuvend, Berisha: Nuk u mora me hakmarrjen e

Gjatë një konference me gazetarët, kreu i PD, Sali Berisha komentoi përballjen dhe raportimin e djeshëm të kreut të SPAK, Altin Dumani.

Kryedemokrati u shpreh se ‘nuk u mora me hakmarrjen e tij ndaj meje”, ndërsa shtoi se sipas gjuhës së trupit ‘Dumani fliste si i kapur’.

Ndër të tjera ai tha se Altin Dumani ‘nuk i duronte dot pyetjet e deputetëve të opozitës, pasi i dukeshin si shtiza’.

“Patë se si pseudomazhoranca e tërë u angazhua të shkelë ligjet, Kushtetutën e vendit vetëm në diktatin e Dumanit, i cili refuzonte të merrte pyetje me gojë nga deputetët. Akt i pashembullt.

I keqpërdoruri dje i keq shfrytëzuari nuk duronte dot pyetjet, i dukeshin si shigjeta. Kompromisi ishte që zyrtari të lexonte pyetjet dhe pas përgjigjeve autori iu pyetjeve të shprehej 2 minuta për përgjigjet që ai dha. E patë pozitën mjerane që u ndodhën palët tona kundërshtare. Në gjuhën e trupit ai ‘Fliste si i kapur’”, u shpreh Berisha.

Berisha: Dita e djeshme regjistrohet në analet e parlamentit shqiptar si dita e kapitullimit pa kushte të pseduomazhorancës së krimit dhe jo vetëm asaj, por para shqiptarëve dhe mbarë botës, mercenarit të Edi Ramës, Altin Troplini.

Qytetarë, ju dje në një teatër tragjikomik patë sesi pseudomazhoranca e tërë u angazhua të shkelë ligje, të shkelë kushtetutën e vendit vetëm në diktatin e Dumanit, i cili refuzonte të merrte pyetje me gojë direkt nga deputetët. Akt i pashembullt. Në të gjitha parlamentet e botës pyetjet bëhen me shkrim dhe me gojë. Dorëzohen me shkrim në mënyrë që zyrtari që pyetet t’i jepet mundësia të përgatisë përgjigjet, lexohen nga autori dhe ky është një standard.

Por i keqpërdoruri dhe i keqshfrytëzuari në ekstrem nuk uronte dot pyetjet. I dukeshin si shigjeta. U bë një kompromis, dhe ai kompromis u bë pas një përpjekje shumë të madhe të opozitës që donte që shqiptarët të mësonin të vërtetat e këtij sistemi të falimentuar.

Kompromisi ishte që zyrtari të lexonte pyetjet dhe pas përgjigjeve të tij ,autori i pyetjes të shprehej 2 minuta për përgjigjet që ai dha. Kjo funksionoi shumë mirë, ndonëse ju e patë vetë, pozitën mjerane në të cilën u ndodhën palët tona kundërshtare. Ai fliste si i kapur. Për të gjithë ata që njohin gjuhën e trupit, kjo ishte e vërteta e tij, ishte i kapur, ai është i kapur.